Kandidati për president të Holandës: Do të ndalojë Kuranin dhe do të mbyllë gjitha xhamitë

E publikuar: 26/08/2016 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikani holandez i krahut të djathtë Geert Wilders, ka bërë thirrje që të gjitha xhamitë dhe shkollat islame të mbyllen dhe të ndalohet Kurani.
Kryetari i Partisë Liria, njëherit pretendent për president të Holandës, që udhëheq në sondazhin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka kërkuar që të ndalohen gjithë azilkërkuesit dhe emigrantët nga vendet myslimane, si dhe ka propozuar daljen e Holandës nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

Partia e Wilder u ka bërë thirrje qytetarëve holandez që të “deislamizohet” Holanda, dhe të mbyllen gjitha qendrat strehimore për emigrantët mysliman në vendin e tij.

Partia e krahut të djathtë është për ndalimin e mbulesës për ata që punojnë në sektorin publik, dhe simboleve islame që konsiderohen të jenë në kundërshtim me interesat e rendit publik.

Sipas Geert, si masë preventive të gjithë myslimanët do të duhej të burgoseshin derisa kriminelët me dyshtetësi do të humbnin pasaportën Holandeze dhe do të përballeshin me deportim.