Kancelarja Merkel s’ka kërkuar reformë kushtetuese por sundim të ligjit

E publikuar: 08/06/2020 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, nisi sot një telegram urimi për kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hoti. Në tekstin e përkthyer nga zyra e kryeministrit Hoti kishte një gabim.

Thuhej se kancelarja gjermane kishte listuar si sfidë edhe ‘’ndryshimet kushtetuese’’, për të cilën priste reformë.
Megjithatë, Zyra e kryeministrit Hoti e ka sqaruar për Gazetën Express se çfarë kancelarja gjermane ka përmendur sundimin e ligjit.

‘’Në vend te “reforma kushtetuese” është dashur të jetë “reforma në sundimin e ligjit”.’’, thonë ata,transmeton Express.

“I nderuari Kryeministër. Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj. Ju dhe Qeveria juaj keni sfida të mëdha përpara, veçanërisht përballja me pandeminë COVID-19, reformat në sundimin e ligjit dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federale mbetet e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për t’i kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Mezi pres të punoj me ju. Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush”, thuhet në letrën e Merkelit.