Kancelarja Merkel merr përsipër lobimin për Shqipërinë

E publikuar: 13/09/2019 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin e zhvilluar sot mes Edi Ramës dhe Angela Merkel ka patur një bashkëbisedim shumë pozitiv, bëjnë me dije për Top Channel, burime nga brenda takimit që zgjati rreth 50 minuta.

Po të njejtat burime sqarojnë se kancelarja gjermane po influencon drejtpërdrejtë për nisjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe ajo ka marrë përsipër procesin e lobimit.
Vetë Rama shkruajti pas takimit: “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel.”

Qeveria gjermane është shprehur edhe më parë për hapjen e negociatave, por vendimi duhet të konfirmohet nga Bundestagu.

Vendimi përfundimtar për Shqipërinë do të merret në mesin e muajit tetor në samitin e liderëve të BE-së, ku shtetet që duhet të binden vijojnë të jenë Franca dhe Holanda.