Kanada: Një furgon godet këmbësorët në Toronto

E publikuar: 23/04/2018 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Kanada thotë se furgoni që goditi një numër të konsiderueshëm këmbësorësh është gjetur dhe shoferi i tij është nën arrest.

Disa persona njoftohet të jenë plagosur.

Autoritetet thonë se furgoni kapërceu një kthesë dhe goditi këmbësorët.

Nuk dihet ende sa të rënda janë plagosjet.

Duke folur në Otava, Kryeministri kanadez, Justin Trudeau komentoi për incidentin.

“Zemrat tona janë me ata të plagosurit”, tha ai.