Kampioni rikthehet te fitorja, Rockets të fortë për Jazz

E publikuar: 03/02/2019 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas humbjes nga Philadelphia 76ers.

Në derbin e zhvilluar në Oracle Arena, Warriors kanë triumfuar me 14 pikë epërsi përballë Los Angeles Lakers 115:101.

Klay Thompson ishte më meritori për këtë fitore me 28 pikë, dy asistime e pesë kërcime.

Kevin Durant gjithashtu pati paraqitje të mirë me 21 pikë, ndërsa DeMarcus Cousins shtoi 18 të tjera.

Lakers ishin të hendikepuar pa LeBron James në këtë takim, ku më së shumti pikë realizoi Brandon Ingram 20 sosh.

Pas kësaj fitore, Warriors vazhdojnë të mbetën në pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me 35 fitore e 15 humbje, ndërsa Lakers janë të nëntit në tabelë me 27 fitore e 26 disfata.

Fitore ka shënuar edhe Houston Rockets si mysafir të Utah Jazz me rezultat të thellë 98:125.

James Harden ka qenë i pandalshëm në këtë takim me 43 pikë, pesë asistime e 12 kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit – La Clipper 101:111

Charlotte – Chicago 125:118

Orlando – Brooklyn 102:89

Washington – Milwaukee 115:131

Cleveland – Dallas 98:111

Miami – Indiana 88:95

San Antonio – New Orleans 113:108

Golden State – LA Lakers 115:101

Utah Jazz – Houston Rockets 98:125

Minneosta – Denver 106:107

Sacramento Kings – Philadelphia 76ers 115:108

Phoenix – Atlanta 112:118