Kampioni pret Sassuolon, formacionet zyrtare

E publikuar: 16/09/2018 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus do të jetë nikoqir i Sassuolos në javën e katërt të Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ ka marrë tri fitore në po aq ndeshje por ende nuk ka arritur fitore të lehtë.

Me Chievon dhe Parman, Juventus vuajti shumë duke fituar me një gol diferencë, ndërsa ndaj Lazios luajti bukur dhe triumfoi 2-0.

Ndërkohë Sassuolo e ka nisur mirë këtë edicion në Serie A duke marrë dy fitore në shtëpi ndaj Interit dhe Genoas, ndërsa ka barazuar 2-2 në udhëtim te Cagliari.

E gjithë vëmendja në Itali është nëse ylli portugez Cristiano Ronaldo do të shënoj golin e parë me fanellën e Juventusit në Serie A.

Dy trajnerët tani kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Benatia, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Emre Can, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Sassuolo: Consigli, Lemos, Magnani, Ferrari, Lirola, Locatelli, Duncan, Rogerio, Berardi, Boateng, Babacar. /Telegrafi/