Kampioni botnor Valdet Gashi xhihadist i ISIS në Siri

E publikuar: 04/06/2015 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni i dyfishtë botnor i thaiboksit, Valdet Gashi, rezulton se asht rekrutue nga ISIS në Siri.

Televizioni zviceran SRF raporton se kampioni me origjinë kosovare asht rekrutue në Siri me ISIS, – përcjell Rrokum.TV

Kështu e nxjerr emisioni “Rundschau” që transmetohet i këtij televizioni, që i kushtohet Valdet Gashit dhe të rive të tjerë nga qyteti Winterthuri që kanë ikë në Siri kohët e fundit.

Simbas Rundschau, të gjithë xhihadistët e njoftun nga Winterthuri para se me shkue në Siri janë stërvitë te Valdet Gashi, në “Qendrën Islamike Sporteve Luftarake” MMA-Suna.

Sikurse shkruen media avicerane, tash nji vit nga ky qytet kanë ikë me luftue në Siri nji numër i konsiderueshëm të rish zviceranë, e në mesin e tyne asht edhe nji i sapokonvertuem në mysliman, i njoftun me emnin Sandro.

Në profilin e tij në facebook, deri në fillim të Majit, Gashi ka postue statuse dhe foto ku shfaqet në Zvicër, mirpo SRF shkruen se kampioni shqiptar i asht bashkue ISIS qysh në muejin Kallnot të këtij viti. Madje, 14 orë ma parë, tu’ iu referue pikërisht emisionit të këtij televizioni në orën 20:55, në profilin e Gashit asht shkrue se “Luftimi dhe Ndihma janë dy gjana të ndryshme”.

Edhe ma herët, nga Gashi nuk mungojnë ngushëllimet për nji kurd me emnin Hajan, që u vra në Siri. Po ashtu, Gashi ka shprehë dëshirën me iu bashkue mikut të tij kurd në qiellin e shtatë.

Simbas televizionit, Gshi e ka mbajtë sekret vendndodhjen e tij, derisa familja besonte se asht në Tajlandë, por SRF e ka kontaktue nëpërmjet Gashin nëpërmjet telefonit nga Siria.

Simbas SRF, Gashi pranon se asht mishnue me ideologjinë e ISIS. Natyrisht kishte dashtë me qenë bashkë me dy vajzat e tij, por “nëse vdes tue ba nji të mirë” ai ka me qenë “i lumtun për këtë”.

Simbas SRF, angazhimi i tij konkret në Siri asht patrullimi përgjatë lumit Eufrat,  në gjurmim të trafikantëve dhe spiunëve, derisa jeton në qytetin Membij, ku edhe asht takue me zviceranin Sandro, i cili u ba i njoftun me xhirimin ku i priste kryet nji kundërshtari.

Nga ana tjetër, familja e tij në Zvicër asht krejtësisht kundër ideologjisë që ka zgjdhë Gashi, dhe asht në pritje që kurdo me iu kthye mendja, e ka vendin në familje.