Kampionët e boksit nga Bulqiza rrëfejnë sherrin e çmendur për titullin në Gjermani

E publikuar: 16/12/2017 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm pak sekonda pasi Keta u shpall fitues, në ring shpërtheu një sherr masiv, për të cilin Feriti dhe trajneri e kushëriri i tij Ismail Keta, folën në emisionin “Xing me Ermalin”.


Pasi u transmetua videoja e ndeshjes, Ismail Keta shpjegoi se gjithçka që ndodhi ishte rezultat i tensionimit të tepërt të kundërshtarit, i cili nuk donte të humbte titullin e madh. Keta madje shpjegoi se gjatë ndeshjes, ai e kishte goditur Feritin edhe me kokë, edhe me bërryl.

“Përveçse rrugaç, kundërshtari e goditi edhe nga mbrapa Feritin kur po festonte. Unë u futa në mes dhe e ndalova. Për shpirt ia kisha futur edhe unë një!”-u shpreh duke qeshur Ismail Keta duke shtuar se në atë moment ata ishin të gjithë në rrezik. Ai madje tregoi se në një moment që nuk e kishte vënë re, vëllai i tij i vogël Gjetani, gjithashtu kampion boksi, e godet njeherë në brinjë gjermanin dhe ai bie menjëherë përtokë.