Kampionati elektronik i Formula 1 më emocionues se ai prej së vërteti

E publikuar: 28/11/2017 01:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Dielë u mbyll sezoni i radhës i Formula 1 në çmimin e madh të Abu Dabit.

Ishte një mbyllje e mërzitshme megjithatë Formula 1 ka premtuar më shumë spektakël në Mars të vitit të ardhshëm.

Tashmë ky kompeticion ka një pronar të ri, Liberty Media, dhe ka premtuar se nuk do të injorojë më internetin dhe shumë gjëra të shekullit 21.

Këtë vit makinat ishin më të gjëra dhe më të shpejta. Çdo gjë po shkonte për mrekulli deri në sezonin e pushimeve në Verë përpara se Ferrari të prishte gjithçka dhe Hamilton të shpallej fitues tre gara përpara mbylljes.

Kaq e mërzitshme ishte gara e fundit saqë gjatë gjithë kohës u fol vetëm për logon e re. Megjithatë cirkuiti i Yas Marina të paktën ofroi një garë të vërtetë.

Ishte finalja e edicionit të parë të kampionit dixhital të Formula 1. 20 lojtarë garuan në tre gara të cilat tërhoqën vëmendjen e gjysmë milioni fansave.

Gara u dominua nga treshja Brendon Leigh, Fabrizio Donoso dhe Sven Zurner të cilët luftuan për fitore.

Ishte xhiroja e fundit ku Britaniku Leigh arriti të fitonte garën e cila dukej se i përkiste Donoso. Gara ishte plot emocion.

E kundërta ishte me garën e vërtetë. Ishte aq patetike. Romain Grosjean dhe Lance Stroll ngjallën pak emocion ndërsa luftonin për vendin e 13-të ndërsa pjesa tjetër ishte një paradë.

2018-ta premton me gomat e reja Pirelli por pa adresuar problemin kryesor, atë aerodinamik ku makinat nuk mund të ndjekin njëra-tjetrën nga afër, nuk jemi aspak optimistë. /GameWorld Albanian