Kampionati botëror i xhudos, Kuka pëson kundër sllovenes

E publikuar: 19/10/2017 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kroacia është mikpritëse e kampionatit botëror të xhudos.

Kosova po përfaqësohet me dy xhudiste në këtë garë, Loriana Kukën dhe Flaka Loxhën.

Kjo e fundit ka pësuar humbje në luftën e parë kundër sllovenes, Kaja Kajzer.

Xhudistja pejane kujtojmë se bënë pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Loriana Kuka, xhudiste bën gara në kategorinë deri në 70 kilogramë

Garuesja tjetër që po e përfaqëson Kosovën është Loriana Kuka, e cila bën gara në kategorinë deri 70 kilogramë.

Theksojmë se ajo rrethin e parë e ka kaluar pa luftë. /Telegrafi/