Kampionatet e mëdha flasin spanjisht – Nga Valverde te Emery e Guardiola, trajnerët spanjoll dominojnë futbollin

E publikuar: 17/10/2017 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri ekipet më të mira në Evropë aktualisht janë Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Të tri skuadrat kanë trajnerë spanjoll: Ernesto Valverde te Barcelona, Unai Emery te PSG dhe Pep Guardiola te City.

Sezoni i tyre deri më tani ka qenë triumfues pasi kanë fituar çdo ndeshje dhe kanë vetëm nga një barazim.

Të tri barazimet nga tri skuadrat kanë ardhur pasi ekipet luajnë edhe në Evropë me ecuri perfekt dhe lodhje vërehet.

Nëse në Evropë do të kishte një kampionat të përbashkët atëherë City dhe PSG, do të ishin fuqitë kryesore.

Dëshmi për këtë janë edhe golat e shënuar deri më tani: 35 dhe 37 gola.

Francezët kanë një sulm me emra si Neymar, Dinson Cavani dhe Kylian Mbappe.

Forca e Barcelonës ka qenë mbrojtja pasi ata kanë pruar vetëm tri gola deri më tani.

Napoli gjithashtu është një skuadër e shkëlqyer, duke fituar çdo ndeshje në Serie A, por ka një humbje në Ligën e Kampionëve.

Manchester United ka dy barazime këtë sezon dhe do të ishte i pesti në këtë renditje.

Real Madridi do të ishte i gjashti në renditje. /Telegrafi/