Kampion në lojën e fshehjes edhe pse e dëmtoi kauçin në masë të madhe (Video)

E publikuar: 13/12/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adrian Rodriguez nga Shtete e Bashkuara, ka treguar se si qeni saj gjashtë muajsh, ka aftësi të mahnitshme, që po konsiderohet si kampion në lojën e fshehjes.

Fillimisht, dukej sikur nuk ka ndonjë gjallesë në dhomë, derisa pronari nuk e thërret dhe qeni shfaqet nga brendia, transmeton Telegrafi.

“Më bëri të qeshë që kur hyra në shtëpi dhe nuk e gjeta, ka shumë aftësi të fshihet edhe pse e dëmtoi kauçin na masë të madhe”, ka thënë Rodriguez.

Sa kishte qenë vetëm në shtëpi, qeni i kishte shqyer jastëkët, që të strukej në brendi derisa të arrinin pronarët. /Telegrafi/