Kamomil, qumësht dhe kanellë, kura natyrale që shëron trupin tuaj

23.04.2020 06:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kamomil, qumësht dhe kanellë, kura natyrale që shëron trupin tuaj

Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë, ashtu si edhe në Shqipëri. Ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të qetësohet. Kamomili shqiptar është një nga bimët mjekësore më të fuqishme, si pasojë e klimës dhe cilësisë së tokave ku rritet në gjendje të egër. Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Jo më kot kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri. I kombinuar me qumësht dhe me pak mjaltë, çaji i kamomilit ngroh gjithë organizmin ndërsa fal qetësi mendore dhe shpirtërore. Pse duhet të shtoni qumësht në çajin tuaj? Qumështi i shtuar në çaj lidhet mjaft mirë me disa nga përbërësit e kamomilit duke shtuar vlerat për shëndetin.

Sa qumësht duhet të shtoni?
Në fakt nuk ka udhëzime të caktuara ose sugjerime se sa qumësht duhet t’i shtoni ndonjë çaji të veçantë. Kjo varet, më shumë se çdo gjë, nga shija juaj personale. Megjithatë, shumica e çajrave nuk kërkojnë shumë qumësht. Në përgjithësi, filloni duke shtuar një lugë gjelle qumësht në gotën e çajit, pasi e keni zierë e kulluar. Përziejeni dhe shijoni çajin tuaj. Nëse është e nevojshme, shtoni nga një lugë gjelle qumësht deri sa t’ju pëlqejë.

Përgatitja
Përbërësit
1 gotë ujë
2 lugë kamomil
Qumësht
Mjaltë nëse dëshironi
Një shkop kanelle

Udhëzime
Ujin ku keni hedhur kamomilin e thatë vereni të ziejë. Hidhni brenda një shkop kanelle. Më pas kullojeni. Shtoni pak e nga pak qumështin sipas shijes suaj. Shtoni mjaltë nëse dëshironi.

Vlerat për shëndetin
Thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin. Konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup dhe rrit imunitetin./AgroWeb/.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Tapë dhe pa mbathje, fotot e turpshme të dukeshës Kate Middelton (Foto)

Tapë dhe pa mbathje, fotot e turpshme të dukeshës Kate Middelton (Foto)

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Rodgers: Kur kisha  infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

Rodgers: Kur kisha infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Efektet e lëngut të patates

Efektet e lëngut të patates

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Ora tregon linjat atraktive

Ora tregon linjat atraktive

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Capital T rrëmben vëmendjen në rrjete sociale, zhvishet për të treguar muskujt

Capital T rrëmben vëmendjen në rrjete sociale, zhvishet për të treguar muskujt

Aulas: Idiotët vendosën ndërprerjen e kampionatit, ndaj Juves me “këmbë të lidhura”

Aulas: Idiotët vendosën ndërprerjen e kampionatit, ndaj Juves me “këmbë të lidhura”

16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para (Foto)

16 gjërat idiote për të cilat gratë shpenzojnë para (Foto)