Kamioni elektrik i Tesla do të kushtojë të paktën 150,000 dollar

E publikuar: 23/11/2017 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tesla Semi, kamioni i parë elektrik i kompanisë, do të shitet për 150,000 dollar për versionin me një rang prej 300 miljesh (afro 482 km) dhe 180,000 dollar për versionin me një rang prej 500 miljesh (afro 804 km.)

Të interesuarit mund të porosisin kamionin me një çmim rezervimi prej 20,000 dollarësh. Çmimi u zbulua përmes uebsajtit të Tesla dhe është tejet kompetitiv krahasuar me kostot e kamionëve me naftë.

Kamionët më të lirë me naftë kushtojnë të paktën 100,000 dollar ndërsa Tesla premton tu kursejë blerësve deri në 200,000 dollar në kosto mirëmbajtjeje krahasuar me kamionët me naftë.

Tesla gjithashtu thekson avantazhet Semi siç është përshpejtimi nga 0-100 km/h në 20 sekonda me 36 ton ngarkesë.

Tesla vijon të tej duke folur për përfitimet e kamionit kur bëhet fjalë për sigurinë dhe teknologjitë e automatizuara që sjell me vete.

Çmimet e treguara janë kosto bazë dhe çdo opsion shtesë do të kushtojë më tepër. Tesla ka premtuar se kamioni do të dalë në rrugë në 2019-ën. /PCWorld Albanian