Kamionët nga Serbia s’lejohen të hyjnë në Kosovë pa faturat ku shkruan “Republika e Kosovës”

E publikuar: 22/11/2018 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, nuk ka kamionë me mallra nga Serbia.
Doganierët kosovarë i kanë kthyer sot të gjithë kamionët që kanë dashur të transportojnë mallra nga Podujeva në Prishtinë.

Nga ata është kërkuar që të kenë fatura ku shkruan Republika e Kosovës.

Ata janë kthyer dhe janë parakuar jo shumë larg pikës kufitare. Shumica e atyre kamionëve janë me grurë dhe matrial ndërtimor, raporton gazetari serb i B92 nga Merdare.

“Nga vozitësit kemi dëgjuar se janë kthyer edhe kolegët e tyre të cilët kanë qysh dje kanë kaluar kufirin në zona tjera dhe kanë tentuar ta zhdoganojnë mallin, kurse doganierët kanë kërkuar që sërish të kthehen në Serbi”.

Në Jarinë është situatë tjetër, thotë gazetari serb. Kamionistët janë kthyer vetë pasi që taksa prej 100 për qind duhet të paguhet në kufi, përcjell ballkani.info.

“Ata janë kthyer vet, sepse nuk kanë dashur të paguajnë”, thekson gazetari.

“Ata të cilët shkojnë në Mitrovicën veriore duhet këtu të paguajnë, kurse ata që shkojnë në jug, paguajnë në terminalin e atij qyteti”.

Sipas gazetarit, vozitësit nuk duan të paguajnë.