“Kamikazët” e kompanive publike (Foto)

E publikuar: 22/07/2016 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Militantët partiakë në borde po i shkatërrojnë kompanitë publike më strategjike të vendit. Të ndikuar direkt nga partnerët e koalicionit qeverisës, ata kanë zgjedhur menaxhmentin e ndërmarrjeve në bazë të preferencave partiake dhe jo profesionale.

Kompanitë publike më strategjike të vendit kanë marrë tatëpjetën financiare për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit për zhvillimin e tyre. Rrugën e tyre drejt “humnerës” po e trasojnë parterët e koalicionit qeverisës, të cilët në Bordet e këtyre ndërmarrjeve kanë dërguar militantë partiakë dhe jo ekspertë. Anëtarët e bordeve, të varur nga politika, kanë përzgjedhur menaxhmentin në bazë të preferencave partiake dhe jo profesionale.

“Kamikazët” e kompanive publike

Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se ndërkombëtarët po u kërkojnë partnerëve të koalicionit qeverisës që t’i largojnë militantët partiakë nga bordet e kompanive publike, duke i zëvendësuar të njëjtit me ekspertë të pavarur. Edhe zëvendëszëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Jessie Kuykendall, ka thënë ditë më parë për “Zërin” se popullit të Kosovës i shërbehet më së miri kur agjencitë e pavarura dhe ndërmarrjet publike udhëhiqen nga njerëz profesionistë, kurse çështja e madhësisë së Qeverisë, sipas saj, duhet të vendoset nga të zgjedhurit e popullit. (online.zer.info…)