Kameramani i Sky që pa aksidentin e helikopterit në Leicester: Piloti është një hero, mund të ishte edhe më keq

E publikuar: 28/10/2018 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kameramani i Sky i cili e kishte parë aksindetin e helikopterit të pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, thotë se piloti duhet të konsiderohet ‘hero’.

Kameramani Dan Cox ishte duke ecur jashtë stadiumit King Power, kur e pa helikopterin duke lëvizur në mënyrë jo të rregullt.

“Dëgjova helikopterin duke dal nga stadiumi, eca duke menduar se herën tjetër kur do ta shikoja, ai do të ishte duke fluturuar lartë”.

Imazhe nga ajri të helikopterit të djegur (Foto: Sky News)

“Por, herën tjetër kur shikova lartë, helikopteri ishte duke u rrotulluar, jashtë kontrolli. Kurrë nuk kam parë diçka ashtu”.

Deri më tani nuk ka njoftim zyrtarë nga Leicester City FC apo policia vendase, por rrëfimi i Cox na jep detaje tjera.

“Nuk e di se si ia ka dal piloti, por duket sikur po mundohej të menaxhonte rrotullimin për ta dërguar helikopterin në qoshen e parkingun të veturave”.

“Mund të ishte edhe më keq sikur piloti mos ta bënte atë”.

“Në mendjen time piloti është një hero, ashtu si dy policët para meje që tentuan të ndihmojnë”, ka thënë kameramani i Sky.

Pika e ngritjes dhe ajo e rrëzimit (Foto: The Sun)

Helikopteri u ngrit nga brendësia e stadiumit King Power, por pas pak minutash për shkak të problemeve teknike ai u përplasë në tokë, 200 metra nga stadiumi dhe menjëherë mori flakë.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtarë për viktima, ashtu si edhe për identitetin dhe numrin e personave në helikopter. /Telegrafi/