Kamera selfie e Oppo e tejkalon imagjinatën tuaj

E publikuar: 30/03/2019 07:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përpjekje për të eliminuar “notch”, kemi parë pafund ide të çuditshme por përpjekja e fundit e Oppo me smartfonin Reno e kalon imagjinatën tonë.

Një kamer frontale me dizajn pop up i cili të jetë përshtypjen sikur telefoni po ua shkel syrin sipas Slashleaks.

Reno është shumë i çuditshëm por ideja është mjaft e bukur sidomos nëse e krahasojmë me kamerën pop-up në formë katrore që shfaqet tek Vivo V15 Pro.

Slashleaks gjithashtu ka publikuar një video që tregon mekanizmin në funksion.

Për më tepër kamera ka më shumë funksione të avancuara për shkak të madhësisë së rritur. Mekanizmi përmban edhe një altoparlant dhe një dritë flash pa kompromentuar ekranin pa kornizë.

Përtej videos dhe fotove shumë pak informacion dihet rreth Oppo Reno. Çmimi, disponueshmëria, specifikat mbeten të gjitha për tu zbuluar.

Ju pëlqen apo jo, të paktën Oppo është prej tyre që po përpiqen të vrasin atë gjënë e shëmtuar që quhet “notch.” /PCWorld Albanian