Kamera e sigurisë kapi ‘fantazmën’ që u largua pasi i ra ziles (Video)

E publikuar: 15/11/2018 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meni Pitoscia po frikësohet se prona saj në Ontario në Kanada, është e pushtuar prej fantazmave dhe po kërkon të kontaktojë njohës të aktiviteteve paranormale

Madje, 46-vjeçarja pretendon se ka fakte, me dyshimin se kamerat e sigurisë e kanë kapur një fantazmë që i binte ziles dhe largohej, transmeton Telegrafi.

E shqetësuar nga aktivitetet e pazakonta, instaloi kamera që të dëshmojë se jo gjithçka është duke shkuar në rregull.

Pamjet që ka shpërndarë, e kanë kapur një siluetë të turbullt që shfaqej në derën e shtëpisë së tij, para se të dëgjohej zilja.

Shumë njerëz janë shprehur të shqetësuar, duke i sugjeruar të ikë nga ajo shtëpi, teksa të tjerë e konsideruan si proces i ndonjë ngatërrimi vizuel dhe asgjë të pazakontë. /Telegrafi/