Kamenicë, Vetëvendosje i ofron nënkryetarin AAK-së, kryesuesin AKR-së

E publikuar: 31/10/2017 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë ka publikuar draft-marrëveshjen për bashkëqeverisje, e cila i është propozuar AAK-së dhe AKR-së.

Në ‘marrëveshjen politike’ thuhet se VV do të udhëheq me 60 % të drejtorive, AAK do ta ketë nënkryetarin e Komunës dhe 30 % të drejtorive komunale, kurse AKR kryesuesin e Kuvendit dhe 10 % të drejtorive, shkruan kamenicapress, transmeton Klan Kosova.

Image may contain: text
No automatic alt text available.

Në këtë komunë në balotazh janë Qëndron Kastrati i Lëvizjes Vetëvendosje me Shaip Surdulli i Lidhjes Demokratike të Kosovës.