Kamberi për 13-vjetorin e pavarësisë: Gjithë këto vite Serbia po e mban peng vetën nga mos pranimi i realitetit

E publikuar: 17/02/2021 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë.

Kamberi ka thënë se Serbia në gjithë këto vite po e mban peng vetën, duke e mos pranuar realitetin.

E SPONSORUAR
17 Vjet pranë jush! – JYSK
SHIKO VIDEON
“«​ Je vous ai compris​ »​ (“Unë ju kam kuptuar”). Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor 1958,​ mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mos ballafaqimi me të kaluarën e saj.Kosovë, Urime”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në Kosovë sot është shënuar 13 vjetori i pavarësisë, ku kanë qenë të organizuara disa aktivitete. /Telegrafi/