‘Kam punuar me të në fushatë’, qytetarja e fiksuar me Taulant Ballën kërkon ndihmë nga fallxhorja

E publikuar: 02/01/2019 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rastin tjetër vajza jonë “është dashuruar” me Taulant Ballën dhe i thotë, fallxhores, se do, që ta bëjë për vete. 

Ajo merr instruksionet e nevojshme, për të realizuar dashurinë, që nuk e le të qetë. Më pas fallxhorja i flet për dashurinë dhe perspektivën.

Fallxhorja Durrës.
Qytetarja- Si kalon?
Fallxhorja- Ç’kemi njëherë? Si jeni?
Qytetarja- Mirë!
Fallxhorja- Për çfarë e do? Për mbarësi?
Qytetarja- Për dashurinë më shumë?
Fallxhorja- O më raftë pika mua… Emri i personit?
Qytetarja- Taulant!
Fallxhorja- Sikur ia bëjnë ndonjë gjë këtij… Njëherë të afron, njëherë të largon.Po të është vardisur edhe një tjetër ty.
Qytetarja- po,Lulzim Basha.
Fallxhorja- Haha, po s’janë gjëra këto. Ndonjë pozicion, ose të bëj ndonjë gjë. A më kupton?
Qytetarja- Për atë punë ka në dorë shumë.
Fallxhorja- Po, ka moj, ka. Po!
Qytetarja- Unë kam punu shumë me të në fushatë dhe aty e kam kuptu, se është shumë njeri i mirë.
Fallxhorja- Po moj, është njeri i mirë.Unë do mundohem të të bëj ndonjë të mirë, ishalla Zoti të ndihmoftë! Ai mund të të japë shumë gjëra, mund të të sjellë shumë surpriza. Do t’i bëjmë ndonjë gjë, unë do ta bëj, që ta ketë dashurinë. Një çikë sheqer do të të jap. Ja do të të mësoj unë, si t’ia hedhësh. Ato letrat e hundëve i keni juve. Merr dy tre thërrimka sheqer dhe tak ia hedh sheqerin, a në dorë a, në këmbë a…!
Qytetarja- Po kështu vetëm sheqer bëni juve? 
Fallxhorja- Sheqer!
Qytetarja- Po gjë tjetër?
Fallxhorja- Pse?
Qytetarja- Ndonjë nuskë a ndonjë lidhje?
Fallxhorja- Po lidhjen ta bëj unë, po për çfarë e do?
Qytetarja- Po me çfarë e bën?
Fallxhorja- Me qefin.Por edhe do të të ndihmojë ai, me shtëpi me gjër e gjëra.
Qytetarja- Edhe 1 makinë!
Fallxhorja- Për makinë, s’e di unë, por për shtëpinë e di! Nuk është premtim kot, është një premtim, është një zbatim, por tani…
Qytetarja- Sa të detyrohem?
Fallxhorja- Sa të le në zemër! Zoti të ndihmoftë! Kalofshi mirë!
Qytetarja- Kalofshi mirë!  
Shkrirja e plumbit tek falxhorja Institutit
Fallxhorja- Kush është E?
Qytetarja- E jam vetë!
Fallxhorja- E tani, ke pas ndonjë lajm për unazë?
Qytetarja- Po!
Fallxhorja- Ke një hije, nuk ke gjë të keqe, rastin e ke të shpejtë.
Fallxhorja (Djalit)- Kjo shtëpi është blozë, shif çfarë ka dalë?
Fallxhorja- Ke një mbarësi shumë të madhe para, pavarësisht, se keni ra të mërzitshëm, por me shanse e me fate, jo shumë larg, përpara. Do të të hecë një gjë shumë e madhe, mbaje mend! Goce, magji e kështu nuk ke. As sy s’ke, magji s’ke! Je shumë e hapur. G dhe E thotë janë fat. Kurse një zog i bukur është duke ardh me një letër në gojë. Kjo letra thotë, ka mbarësi. Ti ke 5 dhe shpresën përpara. Ke gëzime të mëdhaja përpara, ke një çështje jashtë mase për mirë. Ke ra me ec përpara. Paç fat, ishalla! Unë të jap, po kushton pak.
Qytetarja- Sa kushton?
Fallxhorja- Kushton, kushton 30 mijë. (të vjetra)  Merr foton e atij, laje diku edhe fute këtu!
Qytetarja- Mirupafshim! Faleminderit!
Fallxhorja- Mirupafshim!
/tvklan.al

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kam-punuar-me-te-ne-fushate-qytetarja-e-fiksuar-me-taulant-ballen-kerkon-ndihme-nga-fallxhorja-611896/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright