Kam arritë marrëveshje me nji agjencion anglez për rekrutimin e anëtarëve të agjencioneve tona për luftimin e korrupcionit (video)

E publikuar: 30/12/2016 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thanë se korrupcioni në rend të parë si fenomen asht i shprehun në shoqnitë të cilat janë në tranzicion, por edhe në shoqnitë e zhvillueme.

“Në realitetin tonë asht prezent dhe asht shumë negativ, për arsye se krijon nji situatë të pabarabartë mbrenda qytetarëve dhe u krijon favore atyne që janë natyrisht ma të fuqishëm”, ka thanë Veseli, tue shtue se asht krymbi i shoqnisë i cili e pengon prosperitetin ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm të nji vendi dhe forcimin e shtetit ligjor.

Veseli ka shtue se ajo qe duhet me u theksue asht se në të gjitha raportet që ndodhin, pamvarësisht që munden me pasë edhe ekzagjerime të caktueme, janë reale dhe se korrupcioni në realitetin tonë egziston dhe se ai duhet me u evitue për arsye se ka me damtue Kosovën dhe perspektivën tonë nacionale.

Ai ka thanë se janë disa iniciativa që ka ndermarrë si pjesë e Kuvendit, por edhe si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

E simbas tij, si kritika ma të mëdhaja në këtë rrafsh kane qene ato qe ju kane adresue nepotizmit, dhe punësimeve të cilat kanë qenë familjare apo partiake.

“Tash jemi tue e implementue memorandumin që e kam nenshkrue me shtetin anglez, ku asht nji kompani angleze e cila ka me u marrë direkt me procesin e rekrutimit të njerëzve të cilët kanë me marrë pergjegjësi n’agjencione e borde publike, dhe në të njajtën kohë asht marrë iniciativë që lidhet direkt me korrupcionin…për mos me thanë krimin e organizuem, çashtjen e uzurpimeve e shumë të tjera”, ka theksue Veseli.

Veseli këto komente i ka ba në Televizionin Rrokum.