Kaltrina Selimi publikon sot këngën e re ‘Kthema’

E publikuar: 08/11/2018 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një pauze, këngëtarja Kaltrina Selimi ka zgjedhur që të përkushtohet në publikimin e projekteve të reja muzikore.

Kënga e saj e fundit në të cilën erdhi në duet me Alban Mehmetin u pëlqye mjaft shumë, e tani ajo e ka përfunduar edhe këngën tjetër.

Nëpërmjet publikimit të një Instastory, Kaltrina ka njoftuar fansat se kënga e saj e re me titull ‘Kthema’ do të publikohet sot ( e enjte) në ora 17:00.