Kalorësi gati ra nga kali, rikthehet fuqishëm dhe përfundon garën i pari (Video)

E publikuar: 23/01/2019 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Michael Sweeney gati ra prej kalit, derisa po merrte pjesë në një garë që u zhvillua në County Cork të Irlandës.

Megjithatë, kalorësi amator arriti të kapej për jelat e shtatëvjeçarit Ask Heather dhe të rikthehet fuqishëm për të përfunduar garën i pari, transmeton Telegrafi.

“Sërish në pozicion, Sweeney kthehet mbi kalë dhe me galop drejt fitores së paharrueshme” është komentuar ngjarja e rrallë.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa shumica e komentuesve e konsideruan momentin si rikthimi i sezonit. /Telegrafi/