Kalon binarët edhe pse rampa ishte e mbyllur, për një fije floku i shpëton vdekjes çiklisti (Video)

E publikuar: 27/11/2018 07:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania që merret me menaxhimin e hekurudhave në Holandë, ka zhvilluar një fushatë me të cilën me çdo kusht është munduar t’i paralajmërojë qytetarët për rrezikun e madh që përbëjnë kalimet mbi hekurudhë, kur rampa është e mbyllur.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të kalojnë hekurudhat, vetëm atëherë kur ka siguri dhe ngritet rampa, transmeton Telegrafi.

Fushata ka pasur për qëllim sensibilizimin e opinionit dhe të gjithë atyre që nuk po respektojnë rregullat. E për t’i bindur për rreziqet, kanë publikuar një video të një çiklisti.

Derisa ai pret të kalojë trenin e parë, për të dytin nuk kishte durim dhe kështu vendosë të kalojë rampën dhe në momentin që kalon mbi binarë treni i afrohet me shpejtësi të madhe.

Për fat të mirë arrin të kalojë binarët në sekondën e fundit, ndërsa videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë shfaq momentin rrëqethës kur i riu për pak sa nuk e paguan më jetë veprimin e pamenduar mirë. /Telegrafi/