Kaloj ditën i shtrirë mbi urën e Gurit, djaloshi ishte braktisur nga familja

E publikuar: 12/01/2019 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e komunitetit rom, shtetase e Shqipërisë që jeton në Prizren dyshohet se ka braktisur djalin e saj duke e lenë atë në rrugë.

Pas publikimit dhe shpërndarjes të një fotoje  të djaloshit i cili ishte edhe lëmosh kërkues, të shtrirë tek Ura e Gurit në Prizren, Policia ka nisur hetimet, shkruan GazetaBlic.

Pas një pune hetimore Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një familjare, të dyshuarën rome, shtetase e Shqipërisë.

E dyshuara pas intervistimit dhe konfiskimit të dokumentacionit me vendimin e Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.