Kaloi natën me dorën e ngecur në guaskën e tualetit, pasi u përpoq t’i kapte çelësat që i ranë (Video)

E publikuar: 14/07/2018 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burri i paemëruar që jeton i vetëm në një banesë në Jingzhou të Kinës, e kaloi natën me dorën e ngecur në guaskën e tualetit, pasi u përpoq t’i merrte çelësat që i kishin rënë.

Megjithëse ka bërtitur duke kërkuar ndihmë, atë e ka dëgjuar një fqinjë gjatë orëve të mëngjesit dhe ka kërkuar ndihëm e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.

Ata e thyen pajisjen e sheshte, prej nga ia nxorën ngadalë krahun që i kishte kaluar në pjesën e gypit të kanalizimit.

Qëndrimi prej gjashtë orësh në një pozitë të pavolitshme, ka bërë që ai të mos ndjehet mirë dhe të ketë marramendje, por ka shpëtuar pa asnjë lëndim. /Telegrafi/