Kallëzim penal ndaj 22 policëve për deportimin e shtetasve turq

15.08.2019 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kallëzim penal ndaj 22 policëve për deportimin e shtetasve turq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti.

Ky rast është i njohur edhe si rasti “Gylenistët”.

Sipas Prokurorisë, kallëzimi penal është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehur të tjerë në lidhje me ketë rast”, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ekrem Lutfiu, zyrtar për media nga Prokurorinë e Shtetit.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.

Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.

Më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovësthemeloi Komisionin Hetimor Parlamentarpër ndriçimin e rastit të dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Kallëzim penal ndaj 22 policëve për deportimin e shtetasve turq

Kallëzim penal ndaj 22 policëve për deportimin e shtetasve turq

Haradinaj: Nuk jam servil me ndërkombëtarët

Tragjike: 3-vjeçari kosovar vdes duke shkuar në çerdhe në Gjermani

Daçiq del kundër QUINT-it, thotë se me fushatën kundër Kosovës e ka habitur edhe Putinin

Serwer pas deklaratës së QUINT-it: S’ka ndonjë urgjencë për dialogun me Serbinë

Rriten kapacitetet prodhuese vendore, por edhe çmimet

Ismajli: Reshjet dhe erërat e fuqishme gjatë ditës së djeshme me dëme materiale, por jashtë rrezikut për jetën e qytetarëve

Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit do të hyjë në grevë më 19-21 gusht

Trump jep edhe një vit afat për zgjidhjen e nyjës së Kosovës

Beogradi nuk i bindet SHBA-së në raport me Kosovën

AKI-ja vë llupën mbi 37 shefat e misioneve diplomatike

Nisma i kundërpërgjigjet LDK-së: Ju dhe PDK-ja i larguat 150 mijë qytetarë nga Kosova

Zeka: Dorëheqja e Haradinajt nuk ka lidhje me Gjykatën Speciale

Arelena Shala zgjidhet rreshtere majore në Akademinë ushtarake West Point në SHBA

Botsan-Kharchenko: Nëse na kërkohet, marrim pjesë në dialog – marrëveshja të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit

Bekë Berisha nuk e pranon bakllavën për ditëlindje, dikush mendon t’i dhurojë një “bombë”