Kalimtarja ik nga i panjohuri që e ndiqte çdo hap (Video)

E publikuar: 12/11/2017 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jyoti Matoo nga Leeds i West Yorkshire, është shqetësuar nga një i panjohur, derisa po shkonte nga puna për në shtëpi.

Me të ndjerë se ka dikë pas, 30-vjeçarja ka ndërruar drejtim në përpjekje t’i shmanget, por është tmerruar kur ai vazhdonte të shkonte pas saj, transmeton Telegrafi.

“Nxitova për t’ju afruar dy grave që ndodheshin në rrugë, ndërsa ai pasi shikoi për një kohë u largua”, ka thënë Matoo lidhur me rastin.

Madje, ajo ka mbetur e tmerruar kur ka parë filmimet e kamerave të sigurisë dhe kuptoi se sa pranë e kishte pasur.

Përmes pamjeve të shpërndara, po kërkohet identifikimi i këtij njeriu, që është larguar në drejtim të panjohur. /Telegrafi/