Kalimtari hero kapi hajnin që mori kutinë e parave të mbledhura për bamirësi (Video)

E publikuar: 03/12/2018 01:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joshua Starkey që vodhi kutinë me paratë e bamirësisë, nga një lokal në Hull të Anglisë, u rrëzua prej një kalimtari që tani po cilësohet si hero.

Derisa po ikte nëpër platformën e një stacionit të trenave, 23-vjeçari u pengua dhe ra për toke, transmeton Telegrafi.

Kutia e bamirësisë i është kthyer punonjëses që po i shkonte prapa, ndërsa pas identifikimit ai është dërguar në mbajtje.

Pos tentimit për vjedhje, ai shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme, ekranit dhe disa aparateve në banak. Meqenëse e pranoi fajin, Starkey u dënua me 16 muaj burg me kusht. /Telegrafi/