Kalimtarët e hutuar me ‘vogëlushen’ që kërkonte lëmoshë skaj rruge (Video)

E publikuar: 26/04/2018 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë lëvizjes në një rrugë në Bogor të Indonezisë, kalimtarët mbetën të hutuar nga ajo që dukej sikur një vajzë duke kërkuar lëmoshë.

Në fakt, ishte një majmun i vogël i veshur si fëmijë, që në kokë mbante kokën e një kukulle, ndërsa ishte lidhur me zinxhir për të mos ikur, transmeton Telegrafi.

“Menduam që ishte një vogëlushe, të cilën e kishin detyruar të kërkonte para. Mbetëm të befasuar kur kuptuam që ishte një kafshë”, shkruan në përshkrimin e videos.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, e konsideruan si një prej formave më të vrazhda të detyrimit për perfomancë, ndërsa kërkuan që të lirohet menjëherë. /Telegrafi/