Kalimi i Cech te Arsenali largon Ospinën

E publikuar: 19/06/2015 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbarkimi i Petr Cech te Arsenali ështe gjithmonë e më pranë.

Portieri çek nuk dëshiron të qëndrojë edhe një sezon tjetër nën hijen e Courtois te Chelsea dhe dëshiron largimin nga Blutë e Londrës. Megjithatë me ardhjen e Cech te “Topçnjtë”, David Ospina do të largohet. Portieri kolumbian, i impenjuar aktualisht me kombëtaren në Kupën e Amerikës, nuk mendon të qëndrojë si rezervë dhe është gati të pranojë ofertën e Fenerbahce, me Arsenalin që do të përfitonte 5.5 mln Euro.