Kalifornia miraton ligjin i cili kërkon që pajisjet elektronike të kenë fjalëkalime unike

E publikuar: 21/10/2018 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kaliforni miratoi një ligj i cili ndalon përdorimin e fjalëkalimeve të zakonshme si “admin”, “123456” apo fjalëkalime të ngjashme nga pajisjet elektronike duke filluar nga 2020-ta.


Çdo produkt elektronik që nga routerat tek pajisjet për shtëpi vinë me disa funksione sigurie të caktuara.

Ligji specifikisht kërkon që çdo pajisje të ketë fjalëkalimin e saj unik.


Madje kërkon që pajisjet të kenë një funksion sigurie të tillë që sapo përdoruesit e merr në shfrytëzim për herë të parë ti kërkojë të ndryshojë fjalëkalimin.

Prej vitesh botnetët kanë përdorur pikërisht këto pajisje me fjalëkalime të zakonshme për ti shfrytëzuar në shërbime DDoS.

Dy vite më parë botneti Mirai bashkoi mijëra pajisje me fjalëkalime të tilla dhe i përdori për të drejtuar sulmin nga Dyn, një kompani e cili ofron emra domaini për sajtet e mëdha.

Duke rrëzuar Dyn edhe sajtet që përdorin shërbimin e tij u bënë të pa aksesueshme si Twitter, Spotify dhe SoundCloud. /PCWorld Albanian