Kali dukej sikur qeshte, momenti kapet nga fotografi amator (Foto)

E publikuar: 18/02/2018 00:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bragi Ingibergsson ka ndaluar skaj një rruge në Islandë, për të fotografuar katër kuaj.

Por, ishte një i pestë që i tërhoqi vëmendjen, pasi nisi të bënte grimasa sikur po qeshte, teksa më pas e nxori edhe gjuhën, transmeton Telegrafi.

“Ndalova sepse ishin kuaj shumë të bukur, nuk e prita që ndonjëri reagon në këtë formë” ka thënë Ingibergsson.

Imazhet e rralla janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa u komentuan se janë të vështira të realizohen nga një amator.

“Jam profesionist dhe tërë jetën kam kërkuar për ndonjë lëvizje të pazakontë të kafshëve, ja që atë e ka kapur dikush tjetër” ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/