Kajtazi: Zotëri ministër lëri kërcënimet, por trego pse nuk e ke nënshkruar kontratën me Pfizer

E publikuar: 16/04/2021 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se prokuroria duhet të nis hetim ndaj Gazetës Insajderi pas publikimit të hulumtimit, ku thuhej se Vitia nuk e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave Pfizer.

Kajtazi i ka kërkuar Vitisë që t’i lërë kërcënimet dhe të tregoj se pse nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer meqë tha se hulumtim i Insajderit është i pavërteta.

“Z. Minister, Lej kercenimet e dokrrat po pse nuk e ke nenshkru kontraten. Meqe po thu eshte rrene, lexoi dokumentet qe ty te nxjerrin ne rrene”, ka shkruar Kajtazi në Titter.