Kafja ul rrezikun e dy sëmundjeve vdekjeprurëse

E publikuar: 16/12/2017 01:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas studimit të tyre pirja e kafes zvogëlon rrezikun e infarktit dhe sulmeve në zemër. Kështu prija e kafesë nuk është vetëm një moment pushimi apo kënqësie por është e domosdoshme për shëndetin tuaj.

Kafja ul rrezikun e sulmit në zemër me 8% ndërsa infarktin në 7%.

Një fixhan kafe më shumë në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar rrezikun. Në studimin e publikuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës nuk u tregua asnjë kufizim se sa duhet të konsumoni.

Ky studim i shtohet provave se kafja është mjaft e rëndësishme për shëndetin, pasi hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se ndihmon në shërimin e kancerin, për të lehtësuar dhimbjen e kokës, humbjen e peshës dhe ju bën të jetoni më gjatë.