Kafeneja e pazakontë në Madrid, aty turistët mund “të bëjnë edhe një sy gjumë” (Foto)

E publikuar: 11/08/2017 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytete të mëdha dinë të na befasojnë me risitë e tyre. E kësaj radhe bëhet fjalë për kryeqytetin spanjoll Madridin.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një kafene në këtë qytet, e cila për dallim nga të zakonshmet, ofron kushte për “një sy gjumë”.

Bëhet fjalë për kafenenë e quajtur Siesta & Go që thuhet se është vendi ideal për vendasit dhe turistët ku ata mund të “pushojnë kockat e tyre të lodhura”.

Siç bëhet e ditur Siesta & Go ka 19 shtretër në dispozicion – dhoma private dhe të përbashkëta janë në dispozicion për qira – me minuta ose orë, me çmime që variojnë nga 8 euro një orë për një shtrat deri në 14 euro për një orë në një dhomë private.

Gjithashtu thuhet se kafeneja ka shërbimin e pastrimit dhe çdo vizitor merr shtresat e pastra, çdo herë.

Përndryshe, kjo ide nuk është plotësisht e re duke pasur parasysh se kafene të tilla janë tashmë në Argjentinë, Japoni dhe Belgjikë.