Kadriu: Unë punoj, kundërkandidatët e mi s’punojnë

E publikuar: 18/10/2017 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për Gjilanin, Rexhep Kadriu, ka treguar se pse ai njihet në këtë qytet me nofkën “Rexhë betoni”.

“Kam kompaninë e betonit, jam pronar i kompanisë nga viti ‘96, realisht është nofkë e një njeriu që është punëtor, që ka krijuar në kushte të pasluftës, nga zeroja një kompani stabile që punëson 30 punëtorë”.

Kadriu në Magazina Lokale në Klan Kosova ka treguar se pse është bërë pjesë e garës për të parin e Gjilanit.

“Arsyeja për këtë garë është angazhimi im si nënkryetar, takimi me qytetarët dhe shqetësimet e tyre, vizitat në terren dhe skanimi i gjendjes më ka bërë që të përgatis një platformë të mirë për qytetarët e Gjilanit”.

Kandidati i AAK-së ka treguar edhe se pse duhet të zgjidhet ai në krye të Gjilanit, duke shpalosur më pas edhe platformën e tij qeverisëse.

“Unë punoj, kundërkandidatët e mi nuk punojnë”.

“Platforma ime ka 10 pika, reforma në administratë, infrastruktura rrugore, hapja e korridoreve të brendshme për shkarkimin e komunikacionit, rregullimi i infrastrukturës nëntokësore”.

“Në programin tonë e kemi shpallur Gjilanin “eco qyteti”, do të kemi pilot projekt për qarkullimin me biçikleta”.

“Të gjitha këto mbështeten në buxhetin e komunës, kemi kampet verore për eksplorimin e trashëgimisë së pasur të Gjilanit”.

“Në arsim kemi ndërtimin e sallave të edukatës fizike dhe një shkollë fillore, subvencionime në bujqësi dhe pa e harruar problemin e madh – varrezat e qytetarëve”.