Kadriu thotë se s’bëjnë më koalicion me PDK-në

11.09.2019 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kadriu thotë se s’bëjnë më koalicion me PDK-në

Bashkëqeverisën bashkë për rreth dy vjet, por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka ndërmend që të vazhdojë partneritetin pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, njëherit edhe zëvendësministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit (MTI), Rexhep Kadriu i tha Ekonomia Online se PDK-ja nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet politike, prandaj edhe është e pamundur të qeverisin bashkë edhe njëherë.

“Nuk do ta vlerësojmë koalicionin me PDK-në, arsyeja e vetme është se ne kemi qenë në koalicion. E dimë edhe deklarata e tyre të ndryshme, në paradite tjetër në darkë ndryshe do të thotë nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet e tyre politike”.

Ai thotë se janë për koalicion me Nismën, AKR-në dhe LDK-në, ndonëse shprehet i bindur në fitoren e koalicionit AAK-PSD.

Pas zgjedhjeve ai thotë se do të diskutohen me të gjitha forcat politike çështjet e rëndësishme për vendin, sidomos dialogu me Serbinë.

“Ne vlerësojmë se koalicioni i ardhshme do të jetë më partitë e tjera. Kemi bashkëpunim të mirë më Nismën dhe AKR-në, si dhe me LDK-në. Ne do të shohim në të ardhmen se si do të rrjedhin ngjarjet, por ne shpresojmë se do ta dalim partia e parë në nivel vendi, koalicion AAK-PSD”.

“Atëherë do të ulim do të bisedojmë me të gjitha forcat politike, të cilat do t’i shtojmë proceset e Republikës së Kosovës e veçanërisht bisedimet me Serbinë”.

Kadriu, ka bërë dorëzimin e veturës zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit. Ai ka thënë se “fushatën elektorale si zakonisht e bëj me veturën time private”.

“E kam vlerësuar se kjo fushatë duhet nga çdo kandidatë i cili është në garë, është mirë që ta ruaj paranë publike, për përgjegjësitë të cilat i ka. E kam vlerësuar të duhur të dorëzojë veturën zyrtare edhe pse ligji ma lejon. Por duke parë që ne si kërkues të votës, tërë ditën jemi në teren edhe gjatë kohës së natës, atëherë është e padrejtë të bëjë fushatë me veturë zyrtare”.

“Nga data 7 kur jam certifikuar dhe kam marr besimin e partisë si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës. Atëherë deri me datën 8 tetor ta dorëzoj veturën zyrtare e cila gjendet në parkingun e ministrisë”.

“I kam bërë thirrje të gjithë kolegeve të mijë, zëvendësministra dhe të gjithë ata të cilët punojnë në institucione publike, përpos presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit të cilët udhëtojnë me siguri, është e rregulluar me ligj”.

“Të tjerët është mirë të respektojnë dhe të bashkëngjitën kërkesës time që t’i dorëzojnë veturat zyrtare, dhe fushatën ta përfundojnë me veturë private, sepse nuk besoj që ka familje pa veturë private, prandaj është e padrejtë që me veturë zyrtare të bartesh një ekip të shtabit zgjedhor, nuk është shembull i mirë. Sepse ne po bëjmë thirrje për kursimin e parasë publike dhe për ndryshime si dhe për gjithçka në këtë muaj, prandaj të japim shembullin nga vetvetja”, tha Kadriu.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Suharekë – Lëndim aksidental me traktor

Suharekë – Lëndim aksidental me traktor

​Kuvendi ende nuk ka proceduar për dekretim Ligjin për buxhetin në Zyrën e Presidentit

​Kuvendi ende nuk ka proceduar për dekretim Ligjin për buxhetin në Zyrën e Presidentit

Orlando: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për t’i varrosur viktimat, të mos vijë puna njësoj në Kosovë

Orlando: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për t’i varrosur viktimat, të mos vijë puna njësoj në Kosovë

Vjedhje e rëndë në Prizren

Vjedhje e rëndë në Prizren

BE i dhuron Kosovës 30 respiratorë, Zemaj thotë se një ndihmë e tillë do të lehtësojë punën kundër COVID

BE i dhuron Kosovës 30 respiratorë, Zemaj thotë se një ndihmë e tillë do të lehtësojë punën kundër COVID

Gjilanasi rrëfen rrugën e vështirë deri te mposhtja e virusit: Kalova nëpër “rrathët e ferrit të Dantes”

Gjilanasi rrëfen rrugën e vështirë deri te mposhtja e virusit: Kalova nëpër “rrathët e ferrit të Dantes”

Digjet një shtëpi në Lipjan

Digjet një shtëpi në Lipjan

Në letrën publike dërguar MPJ-së, OAK-u kërkon që të mbrohet më shumë Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj

Në letrën publike dërguar MPJ-së, OAK-u kërkon që të mbrohet më shumë Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj

Një biznes në Prishtinë mashtroi me sasinë e djathit të prodhuar në Maqedoninë Veriore

Një biznes në Prishtinë mashtroi me sasinë e djathit të prodhuar në Maqedoninë Veriore

16 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje më të rëndë

16 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje më të rëndë

22 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, 11 në pritje të rezultatit

22 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, 11 në pritje të rezultatit

Mjeku kosovar del pozitiv me COVID-19, u kërkon falje të gjithë atyre që u infektuan për shkak të tij

Mjeku kosovar del pozitiv me COVID-19, u kërkon falje të gjithë atyre që u infektuan për shkak të tij

Pandemia bën kërdinë, rreth 40 mijë persona humbën punën në Kosovë

Pandemia bën kërdinë, rreth 40 mijë persona humbën punën në Kosovë

Hyseni: Po punojmë ngushtë me SHBA-në që procesi i normalizimit Kosovë-Serbi të ecë shpejt deri në njohje reciproke

Hyseni: Po punojmë ngushtë me SHBA-në që procesi i normalizimit Kosovë-Serbi të ecë shpejt deri në njohje reciproke

Pacientja që po trajtohej me COVID-19 tregon si ndodhi shpërthimi i bombolave të oksigjenit

Pacientja që po trajtohej me COVID-19 tregon si ndodhi shpërthimi i bombolave të oksigjenit

Sërish tollovi para Qendrës për Regjistrim Civil

Sërish tollovi para Qendrës për Regjistrim Civil