Kadriu: Lugina s’i beson idesë së Thaçit për kufijtë

E publikuar: 25/10/2018 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Kryetari i Lëvizjes “Vatra” në Luginën e Preshevës, Kushtrim Kadriu, ka folur për idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Kadriu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se e konsideron “pak të besueshme” planin e Thaçit për kufijtë.

“Nuk i besojmë idesë së presidentit Thaçi”, është shprehur ai. “Kemi amulli të madhe”, ka theksuar Kadriu.

Ai ka vlerësuar se presidenti Thaçi duhet të dalë publikisht dhe të tregojë hapat që duhet të ndërmerren.

“Ose do të ketë shkëmbim territori, ose diçka tjetër”, ka thënë Kadriu.

“S’ka logjikë”, sipas tij, që Lugina e Preshevës “t’i bashkohet Kosovës pa ndodhur ndoshta këmbim territori”. /Express/