Kadriaj: Kemi shumë ankesa, s’ka pajisje preventive për qytetarët dhe Policinë e Kosovës

E publikuar: 14/03/2020 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se po merr shumë ankesa nga Vitia, Klina, Deçani e Peja për mungesë elementare të mjeteve preventive kundër koronavirusit.

Ankesa ka pasur edhe nga zyrtarët policorë, ka thënë deputetja Kadriaj.

“Sot gjatë ditës jam kontaktuar nga personel mjekësor por edhe qytetarë të shumtë nga Vitia, Klina, Deçani, Peja e nga gati të gjitha qendrat mjekësore ku kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesë të mjeteve elementare preventive për personel mjekësor dhe Policinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Shëndetësisë të kontaktojë me përgjegjësit e sektorit të shëndetësisë, me Policinë e Kosoves, me zonat që tani më janë në karantinë, që ti pajisin me mjete mbrojtëse. Personeli shëndetesor e policia nuk mbrohen nga zyret. Veproni konkretisht se ndryshe situata mund të komplikohet!”, ka shkruar Kadriaj.