Kadri Veseli zyrtarisht kandidat i PDK’së për Kryeministër

E publikuar: 23/08/2019 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, në mënyrë unanime sot ka zgjedhur Kadri Veselin si kandidat të PDK’së për kryeministër.

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ka thënë se Kadri Veseli është personalitet i dëshmuar, njëri nga themeluesit e UÇK-së, një njeri që ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe sot i prin përpjekjeve konkrete për të një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për qytetarët tanë.

“Ne zgjodhëm një njeri që jep shpresë për ta ndërtuar një të ardhme këtu. Zgjodhëm njeriun që mund ta udhëheqë një luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kadri Veseli tashmë ka vepruar kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai ka bërë reforma të guximshme, duke nisur nga brenda PDK-së. Sepse, për ta ndryshuar vendin duhet që ndryshimin ta fillojmë nga vetvetja. Ne e kuptojmë se janë bërë gabime në të kaluarën. E kuptojmë që kjo ka bërë që shumë qytetarë ta humbin besimin në politikë. Sidoqoftë, mos harroni, politika e gabuar ka shkaktuar probleme, por politika e duhur është mënyra e vetme për t’i zgjidhur ato”, ka thënë Kuçi.