Kadri Veseli takon Angela Merkel

E publikuar: 14/03/2016 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është në Berlin në vizitë zyrtare dhe sot  po merr pjesë në konferencën kundër antisemitizmit është takuar me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Përfitova nga rasti i Konferencës për të takuar edhe Kancelaren Merkel dhe për t’i shprehur në emër të Kosovës mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman”.

“Admiroj lidershipin dhe kurajën e saj për ta bërë Evropën më humane”, ka shkruar Veseli në Facebook.