Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

E publikuar: 10/12/2019 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së dhe njëherit kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot është intervistuar tri orë rresht në Gjykatën Speciale në Hagë.

Por, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës nuk ka treguar se në çfarë cilësie është intervistuar nga ana e Prokurorit të Specializuar.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, unë i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për intervistim. Sot e kam pasë intervistën dhe e kam përfunduar. Nuk dua të flasë specifikisht për çështje të intervistës sepse nuk është korrektësi”.

“Lufta e UÇK-së ka qenë një përballje me tendencën e regjimit serb për spastrim etnik. Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe substancën tonë kombëtare. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse e ka pasë edhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë për të arritur edhe intervenimin e NATO-s dhe liria e Kosovës”.

“E vërteta e Kosovës dhe e drejta është shumë e qartë. Drejtësia dhe vërteta janë në anën tonë”.

“Ne si komb duhet të jemi sa më të bashkuar në mënyrë që të shohim përpara në perspektivën tonë dhe sfidat që i kemi përpara”.