Kadri Veseli shpall kandidaturën për Kryeministër të Kosovës

E publikuar: 22/08/2019 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka shpallur kandidaturën e tij për Kryeministër të Kosovës.

Këtë e ka bërë në një adresim të tij para mediave pak kohë pas shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Kam deklaruar se zgjedhjet janë të pashmangshme”.

”Jam i lumtur që të gjitha grupet parlamentare respektuan këtë iniciativë. Jam Kadri Veseli, jam kandidat për Kryeministër i Republikës së Kosovës”.