Kadri Veseli: Qeveria në ikje t’i ndihmojë kosovarët që duan të kthehen nga Evropa

E publikuar: 04/04/2020 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka njoftuar se ka biseduar me ambasadorët e Kosovës që gjenden në shtetet evropiane.

Veseli ka shkruar se i ka thirrur ambasadorët që ndodhen në Gjermani, Zvicër, Austri e Francë.

Veseli tha se qeveria në ikje duhet t’iu gjendet në ndihmë shtetasve që duan të kthehen në Kosovë nga vendet evropiane.

“Mirëpo, u informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta. Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje”, ka shkruar Veseli.