Kadri Veseli: Protesta e sotme ishte dinjitoze, por…

E publikuar: 09/01/2016 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbas situatës së krijueme sot me protestuesit, ka reagu Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka thanë se protesta kishte nji fillim dinjitoz por nji përfundim dëshpërues.
Veseli po ashtu përkrahu Policinë e Kosovës, që simbas tij treguen nji profesionalizëm të nivelit të naltë.

Qe postimi i Kadri Veselit:

“Protesta e sotme kishte një fillim dinjitoz, me një përfundim dëshpërues. Dhunimi i shtetit në forma të tilla të zjarrvënies së institucioneve entuziazmon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, zhgënjen partnerët ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe dëshpëron e frikëson qytetarët që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në këtë vend.

Sa nuk është bërë vonë duhet reflektuar.

Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët.

Mbështetje Policisë së Kosovës e cila sot dëshmoi një profesionalizëm të nivelit më të lartë në mbrojtjen e institucioneve, jetës dhe pronës së qytetarëve.”