Kadri Veseli për rastin e Azem Sylës: Prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën e tyre (Video)

E publikuar: 27/04/2016 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli kryetari i Kuvendit të Kosovës ka komentuar aksionin e EULEX-it dhe Policisë ku i dyshuari kryesor për korrupsion dhe shpronësim të pronave është deputeti Azem Syla.
Veseli ka thënë se para Ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se gjykatësit e prokurorët duhet ta bëjnë punën e tyre, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi përcaktuar për shtet ligjor. I japim mbështetje të fuqishme për të vënë një shtet ligjor. Prokuroria e gjyqësia të kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe në të njejtën kohë të presim epilogun e vendimeve të tyre. Sido që të jetë të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit”.