Kadri Veseli nga Specialja po intervistohet për më shumë se 2 orë e gjysmë

E publikuar: 10/12/2019 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Intervistimi i kreut të PDK’së, Kadri Veselit, po vazhdon brenda objektit të Gjykatës Speciale në Hagë për më shumë se 2 orë e gjysmë, shkruan Express.

Fillimisht ishte paralajmëruar se Veseli do të mbrohej në heshtje, megjithatë intervistimi i tij po vazhdon të zgjasë që nga ora 10 e mëngjesit, shkruan Gazeta Express.

Ftesa për Speciale, Veselit i kishte arritur më 7 nëntor, ndërkohë ish-ushtari i UÇK ‘së, Kadri Veseli, kishte treguar se do të paraqitet në Hagë për intervistim.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur pasi Veseli t’iu drejtohet mediave pas intervistimit.